Kosova

“Der Spiegel”: Në Ballkan po lind një konflikt i ri


Ilustrim

Lideri i serbëve të Bosnjës dhe anëtar i kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës, Millorad Dodik, kërcënon prej vitesh se do të shkatërrojë shtetin më të brishtë të Ballkanit dhe mban lidhje të ngushta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putinin, shkruan revista gjermane Der Spiegel.

Oligarku rus Konstantin Mallofejev udhëton rregullisht para zgjedhjeve në Republikën serbe të Bosnjës.

Javën që po shkon Millorad Dodik solli në zyrën e tij në presidencën e Bosnjës në Sarajevë një fizarmonicist, i cili këndoi këngë folklorike serbe, kuptohet me tone nacionaliste.

Dodik ka paralajmëruar se do të bllokojë kazermat e armatës së përbashkët të Bosnjës, do të dëbojë prokurorët dhe gjykatësit e shtetit të përbashkët, do të marrë kompetencat për mbledhjen e tatimeve.

Sipas “Der Spiegel”, çfarë po ndodh në Ballkan mund të ketë pasoja dramatike për Evropën.

“Rajoni nuk është para shpërthimit të luftës, por ngjarjet janë kërcënuese”- thekson “Der Spiegel”.

Revista gjermane kritikon ashpër Bashkimin Europian, duke akuzuar se faktikisht nuk është i pranishëm në Ballkan. BE, në rajon nuk bën asgjë, nuk ka plan, nuk ka as politikë.

Kjo do t’i hakmerret BE-së. “Sepse së pari politika e jashtme e BE-së është përgjithmonë është komplet jokredibile nëse as në Ballkan nuk mund të bëjë diçka – dhe atje toleron Rusinë dhe Kinën të veprojnë.

Fakti që BE nuk po i ofron kurrfarë perspektive vendeve të Ballkanit, ndikon në acarimin e këtyre ditëve.

Të shtunën, studiuesi i shkencave politike dhe analisti i Evropës Juglindore dhe çështjeve ndërkombëtare nga Sarajeva, Jasmin Mujanoviç, ka publikuar video ku shihen forcat e policisë siç i quan ai “paramilitare” të Republika Srpskas-s duke demonstruar forcë dhe parakalim nën një uniformë e cila përdoret nga njësitë elitare të policisë ose ushtrisë.

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, boshnjaku Mujanoviç ka shkruar se është e qartë që Dodik-u po tregon vullnetin e tij politik për të nxitur konflikt, duke tentuar të shkëput Republia Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.

Sipas tij, Dodik për ta realizuar këtë qëllim ka kërkuar armatim nga Rusia.

Ndërkaq presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ka miratuar sjelljen, që BE e ka cilësuar “sjellje destruktive”, të Millorad Dodik, duke thënë se “pozicioni ynë është shumë i ngujuar, i qartë, dhe hiç ambig”.

Këtë, Vuçiç, ia konfirmoi vetë Dodikut në takimin e së shtunës në Beograd, me ç ‘rast iu drejtua edhe BE-së dhe ShBA-së të cilët kanë paralajmëruar sanksione dhe izolim politik të “Dodikut dhe shoqëruesve të tij”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik

“Sanksionet”, tha Vuçiç, “do të sillnin vetëm atmosferë të nxehtë e nuk do t’i kontribuonin askujt. Do të sillnin vetëm efekt domino nga anë të ndryshme”.

“Serbia në asnjë mënyrë nuk i bashkëngjitet këtyre sanksioneve dhe s’do të ketë asnjë bllokadë në Drina sa të jem unë president”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore