Lajme

Deputetët pa maska në Komisionin për Shëndetësi


Pa maska, ishin pothuajse të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, në një nga ambientet e mbyllura të këtij institucioni, në Komisionin për Shëndetësi ku ishin mbledhur për të dëgjuar raportimin e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, për menaxhimin e pandemisë Covid-19.

Dy nga tetë deputetët e pranishëm, e thyen një nga masat kryesore të obliguara për të parandaluar COVID19.

Një pjesë e deputetëve të Komisionit për Shëndetësi janë mjek me profesion, maskat nuk po i mbanin, bazuar në rregullat e reja që kanë hyrë në fuqi më 31 maj të këtij viti.

Në masat e reja që u fuqizuan para një dite, bartja e maskës obligohet të mbahet në të gjitha rastet, përveç: gjate ecjes vetëm në ambient të jashtëm; gjatë ngasjes së automjetit i vetëm apo me grupe jo më shumë se katër persona; gjatë vrapimit, çiklizmit dhe ushtrimeve fizike dhe gjatë ngrënies ose pijes.

Maskë nuk po barte ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, as deputeti i VV-së, Haxhi Avdyli që është mjek me profesion, as infektologu i AAK, Shemsedin Dreshaj s’po mbante maskë, bashkë me Bekim Haxhiun e PDK-së dhe Fatmire Kollqaku e VV-së.

Përveç maskës, deputetët e pranishëm në këtë hapësire të kuvendit nuk respektuan as mbajtjen e distancës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore