Futboll

De Laurentiis; urim i beftë për Gattuso-n


Pas fitores 2-0 të Napolit në Olimpico kundër Romës, Presidenti Aurelio De Laurentiis ka uruar trajnerin Gennaro Gattuso-n dhe lojtarët përmes një mesazhi në Twitter: “Bravo Gattuso. Bravo gjithë ekipit. Vazhdoni kështu! Forca Napoli”.

Dygolëshi i Mertens i dha Napoli-t tre pikë tepër të vlefshme për zonën Champions. Fitorja në Olimpico bëri që Napoli të shkëputej nga Roma dhe të kapte vendin e pestë, vetëm dy pikë nga zona Champions, ku vendin e tretë dhe të katërt e kanë respektivisht Juventus dhe Atalanta.

Vetëkuptohet që sfida direkte me Juve-n, që pritet të ndodh së shpejti, do të jetë vendimtare. Pas entuziazmit, De Laurentiis shkroi në Twitter mesazhin e tij urues në 2.53 të mëngjesit, dukshëm i lumtur me kompaninë e tij. Disa tifozë donin të tregonin orën e vonë të mesazhit, duke menduar nëse presidenti “ishte jashtë”, ose nëse “ai kishte zonën kohore të Nju Jorkut”. Asgjë nga këto, vetëm shumë eufori.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore