F1

Davide Brivio nga MotoGP tek Formula 1


Tashmë është zyrtare, pasi ka fituar titullin e MotoGP, Brivio do ta lerë Suzuki-n.

Pas tetë vitesh me Suzuki-n, menaxheri italian Brivio do të largohet dhe do të shkojë tek ekipi francez F1 Alpine (Renault).

Zyrtarizimi u njoftua drejtëpërsëdrejti nga zyra e shtypit të Suzuki-t. David Brivio e le Suzuki-n pas tetë vjetësh. Dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi i kalimit tek Formula 1 me ekipin francez Alpine (Renault 2020).

Pas tetë vjetësh menaxher i ekipit Suzuki – lexohet në një njoftim për shtyp- David Brivio dhe Suzuki njoftojnë fundin e bashkëpunimit mes tyre. Menaxheri Italian ka qenë present në MotoGP prej 20 vjetësh; tek Suzuki që në 2013. Ai e ka mbajtur pozicionin e menaxherit  deri në suksesin e jashtëzakonshëm të këtij viti që u kurorëzua me fitimin e titullit Kampion Bote të pilotit Mir, si dhe titullin e konstruktorit më të mirë për ekipin Suzuki Ecstar”.

Ky kalim i Brivio-s nga Suzuki tek Renault është kërkuar me këmbëngulje nga shefi i ri i Renault, Luca de Meo, i cili  ka pasur një vlerësim të veçantë për menaxherin Italian që kohën kur Fiat ishte partner me Yamaha./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore