Sport

Cristiano largohet nga Juventus nëse nuk arrihet Champions-i


Juventus-i po kalon sezonin e tyre më të dobët në dekadën e fundit.

Pas nëntë sezoneve radhazi si kampion të Serie A-së, bardhezinjtë këtë vit rrezikojnë edhe zonën Champions.

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë javë deri në fund, Juventus ka ka 66 pikë, aq sa ka Milan dhe Napoli, dhe dy më pak se Atalanta e vendit të dytë.

Lufta është e ashpër dhe deri në javën e fundit asgjë nuk dihet.

Por, nëse Juventus-i nuk arrin të kualifikohet në katër vendet e para, ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo, do të largohet.

Portugezi nuk e imagjinon veten pjesë në Europa League, shkruan Tuttosport.

Cristiano është shumë i mërzitur me situatën te Juventus-i, duke mos qenë fare i lumtur me ekipin rreth tij.

Dy skuadrat që interesohen për shërbimet e portugezit, janë Paris Saint-Germain dhe ish-skuadra e tij, Manchester United.

Të ardhmen e tij në Juventus, e përcakton pozita Champions. Nëse Juventus dështon, kjo do të thotë që Cristiano po kalon muajt e tij të fundit në Torino.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore