Shqipëria

Covid 19: Policia në zbatim të masave anti-covid


Policia e Shtetit gjobiti 1 mijë e 278 qytetarë për mosmbajtjen e maskës në publik gjatë 24 orëve të fundit. Njoftohet se 41 shtetas kanë lëvizur jashtë orarit të lejuar.

Konfirmohet se janë gjobitur 10 subjekte biznesi për shkak se kanë zhvilluar aktivitetin e tyre tregtar në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Njoftohet se tetë shtetas nuk kanë pranuar t`i tregojnë të policisë dokumentin e identifikimit ose nuk e kanë pasur me vete.

Në bazë të deklaratës së policisë u gjobitën 59 shoferë, pasi qarkulluan pa autorizimet përkatëse pas orës 20.00.

14 persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit për shkak të coronavirusit dhe ka pasur 1 mijë e 59 raste të reja, në Shqipëri. Totali i të infektuarve me Covid 19 është 90 mijë e 835 persona dhe 1 mijë e 531 te vdekur.

12 shkurt 2021, Kuvendi, Tiranë. Dy punonjës policie në gadishmëri
12 shkurt 2021, Piramida, Tiranë. Policia në detyrë
12 shkurt 2021, rruga Ibrahim Rugova, Tiranë.
Dy punonjës policie duke i vendosur gjobë një qytetari pa maskë
10 shkurt 2021, stadiumi “Air Albania”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore