Lajme

Covid-19, çfarë po ndodh me vaksinat e papërdorura?


Ndërsa disa vende po përpiqen të marrin vaksinat e tyre, të tjerë kanë mbetur duke menduar se çfarë të bëjnë me dozat që ata kanë porositur por nuk mund t’i përdorin më, pas shqetësimeve mbi sigurinë.

Disa vende kanë kufizuar përdorimin e vaksinave Oxford-AstraZeneca (AZ) dhe Johnson & Johnson (J&J) për grupmoshat më të reja për shkak të një rreziku shumë të vogël të mpiksjeve të rralla të gjakut.

Danimarka ka ndaluar së dhënuri AZ-në, duke shkaktuar një valë interesi në dozat e saj të papërdorura.

Në një lëvizje të guximshme, Republika Çeke ofroi të blinte “të gjitha vaksinat AstraZeneca nga Danimarka”. Estonia, Letonia dhe Lituania gjithashtu shprehën interes.

Pse po ndodh kjo?

Ekzistojnë shqetësime në rritje për raste të rralla – dhe nganjëherë fatale – të mpiksjes së gjakut, veçanërisht tek njerëzit e rinj. Por rregullatorët e shëndetit në të gjithë botën tregojnë se rreziku nga Covid-19 është shumë më i madh.

Bazuar në shifrat nga rregullatori i ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar, nëse supozohet se u jepet vaksina AZ, 10 milionë njerëzve, mund të pritet se 40 nga këto do të kenë mpiksje. Rreth 10 njerëz do të vdisnin – një mundësi një në një milion.

Ky është afërsisht i njëjti rrezik sikurse të vriteni në muajin tjetër ose – nëse hipni në një makinë dhe vozisni për 250 milje – rreziku i vdekjes në një aksident rrugor në atë udhëtim.

Sidoqoftë, autoriteti danez i shëndetësisë vendosi të ndërpresë përdorimin e vaksinës AZ. Ai tha se kishte vaksina të tjera në dispozicion, epidemia ishte nën kontroll.

Një lidhje midis vaksinës J&J dhe mpiksjeve të rralla të gjakut po hetohet gjithashtu. Derisa të përfundojnë kontrollet e sigurisë, këto vaksina do të mbeten të papërdorura në SHBA, të cilat kishin porositur 100 milionë doza.

J&J është pezulluar gjithashtu në Afrikën e Jugut, ku kishte qenë vaksina e zgjedhur pasi studimet treguan se jepte mbrojtje më të lartë kundër një varianti lokal Covid-19.

AZ, e cila është më pak e efektshme ndaj variantit, më parë kishte rënë në sy në Afrikën e Jugut, duke rezultuar në vaksina të papërdorura.

Për t’i ndaluar ata të shkojnë dëm, Afrika e Jugut shiti 1 milion doza AZ për shpërndarje në 14 kombe afrikane.

Sa vaksina janë të papërdorura?

Nuk ka asnjë rekord global, por të dhënat rajonale sigurojnë një fotografi. Danimarka, për shembull, kishte marrë 202 mijë e 920 doza AZ që nga 15 prilli, tregojnë shifrat nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDP).

Prej tyre, 15 mijë e 671 doza janë administruar, duke lënë 52 mijë e 249 doza të papërdorura.

Pamja është e ngjashme në të gjithë Evropën, ku një numër vendesh kanë kufizuar vaksinat AZ dhe J&J tek njerëzit e moshuar.

Të dhënat nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se shumë shtete kanë një tepricë.

Më shumë se 20% e vaksinave të dorëzuara nuk janë administruar ende, në shtetet përfshirë Alabama (37%), Alaska (35%), Vermont (27%) dhe Karolina e Veriut (24%).

Ekspertët e shëndetësisë thonë se kapaciteti i papërdorur sugjeron që disa zona mund të mbarojnë nga banorët të gatshëm për t’u vaksinuar.

A ka ndonjë skemë për ndarjen e vaksinave rezervë?

Covax është një skemë ndërkombëtare që synon të sigurojë që vaksinat të ndahen në mënyrë të drejtë midis të gjitha kombeve, të pasura dhe të varfra.

Ai drejtohet nga OBSH dhe përfshin Aleancën Globale të Vaksinave (Gavi) dhe Koalicionin për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (Cepi).

Deri në fund të vitit 2021, Covax shpreson të japë më shumë se dy miliardë doza për njerëzit në 190 vende.

Si do të ndahen vaksinat Covid në të gjithë botën?

Një pjesë e kësaj skeme përfshin rishpërndarjen e dhurimeve të vaksinave rezervë nga vendet e pasura në ato të varfra.

Për shembull, Mbretëria e Bashkuar, e cila ka porositur rreth 450 milionë doza, është zotuar të dhurojë pjesën më të madhe të furnizimit të saj “të tepërt” në vendet e varfëra.

Vende të tjera më të pasura kanë bërë gjeste solidariteti me vendet më të varfra.

Megjithatë, ata janë përballur me kritika, sepse deri më tani, askush nuk ka shpjeguar saktësisht se kur do të kenë doza rezervë dhe sa kanë ndërmend të dhurojnë.

Për të paktën për kohën, vendet e pasura janë përqendruar në vaksinimin e popullatave të tyre, ndërsa sigurojnë fonde për programin Covax.

Marrë nga BBC-ja, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore