Bota

Covid 19/ AstraZenca ul transmetimin e virusit


Sipas studiuesve tё Universitetit të Oksfordit vaksina anti-Covid 19, AstraZeneca, zvogëlon ndjeshëm transmetimin e virusit.

Vaksina e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca jo vetëm që mbron njerëzit nga sëmundje serioze dhe vdekje, por gjithashtu ngadalëson ndjeshëm transmetimin e virusit, sipas një studimi të ri – një zbulim që nënvizon rëndësinë e vaksinimit masiv si një rrugë jashtë pandemi.

Studimi nga studiuesit në Universitetin e Oksfordit është i pari që dokumenton prova se ndonjё vaksinë e coronavirusit mund të zvogëlojë transmetimin e virusit.

Sipas studimit, vaksina mund të shkurtojë transmetimin me gati dy të tretat.

Ministri britanik i Shëndetësisë Matt Hancock, tha nё njё intervistё pёr BBC se vaksina e Oxford ul transmetimin e infeksionit, “çka do na ndihmojё pёr tё dalё nga pandemia”.

Studiuesit e AstraZeneca gjithashtu zbuluan se një dozë e vetme e vaksinës ishte 76% efektive në parandalimin e Covid 19.

Të dhënat u matën tre muaj pasi u krye inokulimi i parë.

Rezultatet, mbështetën strategjinë e vendosur nga Britania për t’i dhënë përparësi sigurimit të sa më shumë dozave të para.

Vaksina është 82% efektive kur intervali midis dy dozave ishte mё i madh se katёr javё

Shkencёtarёt zbuluan gjithashtu, se vaksina është 82% efektive kur intervali midis dy dozave ishte mё i madh se katёr javё.

Brenda intervalit të katër javëve efektiviti ishte vetëm 55%.

Shkencëtarë i’u bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të ndjekin shembullin e Britanisë dhe vendeve të tjera që kanë vendosur të shtyjnë dozat e dyta të vaksinave deri në 12 javë.

Zyrtarët federalë amerikanë nuk e mbështetën nismën. Sipas tyre, studimet për AstraZeneca nuk mund të përgjithësohen dhe për dy vaksinat e tjera dispozicion.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA po pret të dhëna nga një provë klinike me 30 mijë  pjesëmarrës. Rezultatet nga ai studim priten të mbërrijnë në fund të muajit.

Studimi pritet të sigrojë të dhënat e mjaftueshme për të miratuar vaksinën e Oxfordit në SHBA.

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të blejnë 300 milion doza të vaksinës së AstraZeneca.

SHBA kanë rënë dakord të blejnë 300 milion doza të vaksinës së AstraZeneca. Megjithatë as kompania dhe as qeveria nuk kanë thënë kur dhe në çfarë sasie do të jenë dozat në dispozicion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore