Bota

Covid-19: Agjencitë amerikane bëjnë thirrje për pauzë në vaksinën Johnson & Johnson


Autoritetet shëndetësore amerikane bëjnë thirrje për një pauzë në përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson Covid 19, pas raporteve për raste jashtëzakonisht të rralla të mpiksjes së gjakut.

Gjashtë raste të mpiksjes së rëndë të gjakut u zbuluan në më shumë se 6.8 milionё doza të vaksinës.

Të gjashtë rastet ishin gra tё moshës midis 18 dhe 48 vjeç, me simptoma gjashtë deri në 13 ditë pas vaksinimit.

New York Times citoi zyrtarët të thoshin se një grua kishte vdekur dhe tjetёr në Nebraska, ishte në një gjendje kritike.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se pas rasteve nё fjalё do tё vepronte “me shumё kujdes”.

Rekomandimi ndjek raste të ngjashme si ato nё vaksinën AstraZeneca.

Në një seri tweets, FDA tha se dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) po shqyrtonin “gjashtë raste të raportuara në SHBA të një lloji të rrallë dhe të rëndë të mpiksjes së gjakut pas marrjes së vaksinës.

Momentalisht, duket se kёto ngjarje janë jashtëzakonisht të rralla.

Një deklaratë e përbashkët nga FDA dhe CDC sqaroi se mpiksja e gjakut ishte tromboza e sinusit venoz cerebral (CVST).

Njё lloj i mpiksjes së gjakut i cile kishte nevojë për një trajtim ndryshe nga zakonisht.

Në njё deklaratë tё përbashkët tё Johnson & Johnson thuhej se “njerëzit që kanë marrë vaksinën J&J dhe kanë dhimbje të forta koke, barku, dhimbje në këmbë ose gulçim brenda tre javësh pas vaksinimit duhet të kontaktojnë ofruesin e tyre të kujdesit shëndetësor”.

Kompania e kujdesit shëndetësor amerikan, lëshoi ​​një deklaratë duke thënë se siguria ishte “përparësia e saj numër një” dhe se ndau “të gjitha raportet e ngjarjeve të pafavorshme” me autoritetet shëndetësore.

Ajo shtoi se ёshtё nё dijeni se ngjarjet tromboembolike përfshirë ato me trombocitopeni janë raportuar me vaksinat Covid-19.

Aktualisht, nuk është krijuar asnjë lidhje e qartë shkakësore midis këtyre ngjarjeve të rralla dhe vaksinës Janssen (J&J) Covid-19.

Vaksina Oxford-AstraZeneca, e cila u është dhënë në mënyrë të sigurtë dhjetëra miliona njerëzve, ka parë gjithashtu disa raste jashtëzakonisht të rralla të mpiksjes së gjakut.

Raportet bënë që disa kombe të pezullonin përdorimin e saj, por shumica tani kanë rifilluar. Në një numër rastesh me një moshë minimale të rekomanduar, për shembull 60 vjeç e lart në Gjermani.

Në Mbretërinë e Bashkuar, autoritetet këshilluan që atyre nën 30 vjeç duhet t’u ofrohet një alternativë tjetёr.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore