Sport

Copa del Rey/ Barcelona përmbys Linares-in, debuton Dani Alves-i


Barcelona ka arritur të fitojë me përmbysje sfidën në Copa del Rey përballë Linares Deportivo-s, në shifrat 2-1.

Takimi i luajtur në “Municipal de Linarejos”, pa miqtë nga Barcelona të ishin dominues, por të parët do të shënonin vendasit.

Hugo Diaz-i shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 19. Gol i cili vulosi fitoren e Linares-it në pjesën e parë.

Të besuarit e Xavi Hernandez-it përmbysën gjithçka në pjesën e dytë të takimit me dy gola të shpejtë.

Fillimisht barazoi shifrat në 1-1, Ousmane Demble, në minutën e 63. Dhe gjashtë minuta më vonë, Ferran Jutgla shënoi për 2-1.

Braziliani Dani Alves debutoi zyrtarizisht me Barcelona-n në këtë takim. Në rikthimin e dytë me skuadrën blaugrana, Alves-i ishte lojtari më i mirë në fushë. Ai u vlerësua me notën 8.4 nga “Sofascore”.

Barcelona i bashkohet skuadrave të tjera si Valencia, Real Sociedad-i, Espanyol-i dhe Mallorca që kalojnë në raundin tjetër të Kupës.

Në pritje janë edhe skuadrat e mëdha nga La Liga si Real Madrid-i, Atletico Madrid-i, Sevilla, Villarreal-i, apo dhe Real Betis-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore