Përballje

Copa America: Brazili barazon ndaj Ekuadorit, Venezuela eliminohet nga gara


Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e fundit të Grupit B, në edicionin e 47-të të “Copa America”.

Brazili tashmë më vendin e parë të siguruar në këtë grup, nuk shkoi përtej një barazimi 1:1 me Venezuelën.

Traineri i Brazilit, Tite, la në pushim shumicën e skuadrës titullarë, për këtë sfidë që nuk kishte aspak vlera për kombëtaren e tyre.

Në stadiumin “Estadio Olimpico Pedro Ludovico” të Goianias, brazilianët gjetën golin në minutën e 37-të, ku mbrojtësi i Real Madrid-it, Eder Militao, kërceu më së larti në zonë, duke shënuar me kokë, pas një harkimi nga Everton.

Në minutën e 53-të, ekuadorianët gjetën golin me futbollistin Angel Mena, duke barazuar rezultatin në 1:1, shifra me të cilët u mbyll edhe takimi.

Me këtë fitore, Ekuadori kualifikohet në fazën e çerekfinaleve në “Copa America”.

Në ndeshjen tjetër të këtiij grupi, Venezuela u mposht nga Peruja me rezultat minimal 1:0, kështu duke u eliminuar nga “Copa America”.

Në sfidën e zhvilluar në “Estadio Nacional de Brasilia”, Venezuelës i duhej patjetër fitorja për tu kualifikuar tutje, por ata u mposhtën me rezultat 0:1, me golin e shënuar nga Carrillo në minutën e 48-të, finalizimin që u mjaftoi peruanëve për ta fituar ndeshjen dhe të zënë vendin e dytë në Grupin B me tre pikë më pak se Brazili.

Kujtojmë që faza e grupeve do të mbyllet ne orën 02:00 të mëngjesit së 29 qershorit, me dy ndeshjet e Grupit A, ku do të takohen Bolivia me Argjentinën dhe Uruguai me Paraguain.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore