Kosova

Çka janë targat KM, për të cilat Qeveria u pajtua që të futen në Kosovë me një ngjitës?


Targat KM, modeli i ri ((Kosovska Mitrovica)

Targat me mbishkrimin “KM” (Kosovska Mitrovica) për të cilat është arritur pajtim që të futën në Kosovë me një ngjitës, njëjtë sikur targat e tjera të Serbisë, janë targa që Kosova deri më tani i konsideronte ilegale për arsye se Serbia i lëshon ato duke pretenduar Mitrovicën si pjesë territoriale të saj.

Kjo me marrëveshjen e arritur në Bruksel në mes të krye-negociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviç.

Targat “KM” prodhohen dhe lëshohen nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Targat KM, modeli i ri ((Kosovska Mitrovica).

Sistemi i targave në Serbi është bazuar në qytetet dhe meqë ata e konsiderojnë Mitrovicën dhe në përgjithësi Kosovën, pjesë administrative të tyren, atëherë vazhdojnë të lëshojnë tabela me “KM”.

Ka dy lloje të këtyre tabelave – ato të vjetrat, që jepeshin para vitit 1999, por edhe me sistemin e ri të tabelave në Serbi, janë prodhuar përsëri targa me iniciale të qyteteve të Kosovës.

Në Kosovë, përkundër se shiheshin vetura në qarkullim me këso lloj targash, ato nga institucionet zyrtare janë konsideruar gjithmonë ilegale.

Por, me marrëveshjen e re, tabelat “KM”, barazohen me tabelat serbe të qyteteve të tjera, si për shembull “BG” (Beograd), meqë si të parave, si këtyre të dytave u vihet një ngjitës i njëjtë.

Ka mbetur e paqartë megjithatë, se si është vendosur për tabela që kanë iniciale të qyteteve të tjera të Kosovës, e që Serbia vazhdon t’i emetojë ende.

Targat GL për Gjilanin.

Çfarë thotë Marrëveshja e Brukselit për targat e Kosovës?

Në vitin 2011 në Bruksel është arritur marrëveshja për lirinë e lëvizjes midis Kosovës dhe Serbisë.

Targat serbe me shenjat e qyteteve të Kosovës, si “PR” (Prishtinë), “GL” (Gjilan) “KM” (Mitrovicë), etj., duhej të hiqeshin. Do të thotë, automjetet me targa të tilla është dashur të regjistrohen me RKS (Republika e Kosovës) ose me status neutral (KS- Kosovë).

“Të gjithë pronarët e makinave me vendbanim në Kosovë do të përdorin targa RKS ose KS. Ato do të lëshohen nga autoritetet përgjegjëse në Kosovë”, thuhet në pikën 7 të Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes.

Ato, në marrëveshjen e publikuar me tri pika, nuk janë përmendur fare.

Nuk është shpjeguar nga qeveria e Kosovës as se si u kalua ngërçi për targat “KM”, për të cilat u tha mbrëmë, e mërkure, se janë pika ndarëse mes dy delegacioneve.

Si dhe çka u arrit në Bruksel?

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se është arritur një marrëveshje për targat në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Twitter ka shkruar se kjo gjë u arrit pas negociatave dy ditore që u bë nga delegacionet e dy shteteve.

“Kemi arritur marrëveshje! Pas dy ditëve negociatash intenzive, marrëveshja për de-eskalim dhe rrugën përpara është arritur. E falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negocuar dhe të arrijnë të pajtohen për të mirën e njerëzve”, shkroi Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Marrëveshja e arritur përmban tri pika.

May be an image of text

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore