Sport

 City, “telefonata” që pret nga Messi


Ditën e sotme, gazetar të ndryshëm e kanë bërë të ditur që Manchester City ka hequr dorë nga nënshkrimi me Erling Braut Haaland.

Qytetarët kanë kthyer përsëri fokusin nga ylli i Barcelonës, Lionel Messi.

Me kontratën e Messi-t që skadon edhe 85 ditë, Manchester City janë të gatshëm t’i ofrojnë Messi-t një alternativë të mirë.

Skuadra e Guardiolës ishte e interesuar të nënshkruante me Messi-n edhe verën e kaluar, kur argjentinasi tha se do të largohet nga Barcelona.

Por, klauzola prej 700 milionë eurosh që Messi kishte në kontratën e tij, e detyroi argjentinasin të vazhdonte te Barcelona.

Pep Guardiola mbetet shumë interesuar që të ribashkohet me Lionel Messi-n.

Por, Manchester City nuk do të bëjë asnjë lëvizje deri në “telefonatën” e gjashtë herë fituesit të topit të artë.

Në momentin që Messi vendos të largohet nga Barcelona, City do të hidhet në sulm.

Te Manchester City, ata besojnë që Messi ende mund të luaj në një nivel të jashtëzakonshëm. Qytetarët janë të gatshëm që të bëjnë një ofertë shumë të majme për argjentinasin në mënyrë që ai mos të bashkohet me ndonjë klub tjetër, në rast largimi.

Plani është që Messi të luaj me City-n dy vite, pastaj t’i bashkohet skuadrës së pronarëve të City-t në Amerikë, New York City.

Të interesuar për shërbimet e argjentinasit janë edhe PSG, që dëshiron ta bashkoj përsëri Neymar-in me argjentinasin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore