Lajme

Chrissy Teigen reagon pas akuzave për bullizëm të modeles Courtney Stodden


Modelja e njohur, Courtney Stodden, së fundmi është bërë epiqendra e mediave rozë pas një deklarate të rëndë që ka bërë për modelen Chrissy Teigen.

Në një intervistë për “Daily Beast”, ajo hodhi akuza për modelen, Chrissy Teigen. Courtney ka treguar se, përveç deklaratave publike të modeles kundrejt saj, i ka shkruar mesazhe që “të vriste veten”.

Së fundmi, Chrissy Teigen ka reaguar pas akuzave nga Courtney Stodden për bullizëm.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo është shprehur e penduar mbi veprimin e saj. “Unë isha një njeri i pasigurt, kërkoja vëmendje. Jam e turpëruar nga sjellja ime, por kjo… nuk është asgjë në krahasim me atë që bëra ndaj Courtney.”

Së fundmi Chrissy Teigen ka reaguar ndaj video-ve virale të personazheve të famshëm meshkuj që krijojnë njohje me vajza të reja në faqet e takimeve.

Pasi dy vajza treguan historitë e tyre në lidhje me përputhjen me aktorët Ben Affleck dhe Matthew Perry në aplikacionin ekskluziv të takimeve “Raya”,Teigen i cilësoi ato si “të frikshme”.

Rikujtojmë se Meghan Markle dhe Chrissy, prej kohësh, janë mikesha shumë të ngushta me njëra-tjetrën.

Së fundmi, 35-vjeçarja ka rrëfyer se Meghan ka qenë një nga personat që i ka dërguar mesazhin më të ngrohtë pas humbjes së djalit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore