Film

Chris Rock thyen heshtjen pas skandalit me Will Smith: Akoma nuk e di se çfarë ndodhi atë natë


Will Smith duke e goditur me shuplakë Chris Rock-un

Komediani, Chris Rock ka folur për herë të parë pas skandalit me Will Smith, kur ky i fundit e goditi me shuplakë aktorin – ndërkohë që shkurtimisht ka thënë  se akoma është duke e procesuar skenën e pahijshme që ka ndodhur në Oscars 2022.

Gjatë shfaqjes së tij në Boston, në teatrin e Wilbur-it, Rock ka pyetur publikun se si ishte fundjava e tyre, teksa ka thënë se nuk do të flasë rreth ngjarjes së Oscars.

Chris Rock.

“Nuk e kam idenë se çka ka ndodhur atë natë kështu që nëse keni ardhur ta dëgjoni këtë, unë kam një emision të tërë që kam shkruar para kësaj fundjave”, ka thënë Rock.

Disa fansa thanë se kishin parashikuar më shumë për incidentin në Oscars.

“Ai e preku atë, por në një mënyrë shumë të lehtë. Prisja që ai të mbronte pak komedinë e tij”, tha një fans.

Ndërkaq, një fans tjetër u shpreh se – “Ai nuk e dha lajmin që ne donim të dëgjonim, e dini, ne donim atë skenën e grushtit”, megjithatë, ai shtoi se ishte një “natë e mrekullueshme” dhe “shfaqje e shkëlqyer”.

Të tjerët ishin të lumtur që Rock i qëndronte skenarit të tij.

“Isha shumë i lumtur që nuk foli për shuplakën, ai thjesht vazhdoi me shfaqjen që kishte përgatitur dhe ishte fantastike”, tha një tjetër fanse.

Rock u regjistrua në Ritz Carlton në Boston përpara pesë shfaqjeve të tij në “The Wilbur Theatre” këtë javë, dy të parat prej të cilave u shfaqen të mërkurën e 30 marsit.

Gjithsesi, çmimet e biletave për turneun botëror “Ego Death” të Chris Rock u rritën nga 46 dollarë në më shumë se 400 dollarë – e gjithë kjo menjëherë pas skandalit të paprecedentë të Oscars.

Chris Rock – “Ego Death”.

Shuplaka do të mbetet si një nga momentet më tronditëse në historinë e Oscars dhe videot nga skena e skandalit tashmë janë parë dhjetëra miliona herë, shkruan Daily Mail.

Ajo e ka dërguar Rock-in – tashmë një emër i njohur – në rrugën drejt famës globale, pasi fotografitë e shpërthimit të Smith u transmetuan në çdo cep të botës, dhe pavarësisht nga “poshtërimi publik”, Rock duket se po korr shpërblimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore