Sport

Chelsea në bisedime me Dembele-n


Barcelona i ka vënë ultimatum Dembele-s, duke ia bërë të qartë se nuk ka më të ardhme në klub.

Pas refuzimeve të shumta të francezit për rinovimin e kontratës, nga klubi katalunas erdhi vendimi se ai do të ulet në stol deri në fund të sezonit, nëse nuk largohet në muajin janar.

Dembele ka kontratë me Barcelonën deri në muajin qershor, dhe atëherë mund të largohet me parametra zero nga klubi.

Por kjo nuk duket se do të ndodhë.

Gjatë ditëve të fundit, Ousmane Dembele është lidhur me një lëvizje te kampionët e Evropës, Chelsea.

Kurse sot është raportuar që palët janë në bisedime të ndërsjella.

Dembele e dëshiron lëvizjen në Londër, Chelsea e dëshiron lojtarin, Barcelona dëshiron të përfitojë disa të holla nga ai.

Klubi katalunas e vlerëson francezin me 15 milionë euro, dhe kjo shifër është lehtë e arritshme nga Blutë e Londrës.

Momentalisht, transferimi duket më shumë si çështje e ‘kur’ se sa ‘nëse’ do të ndodhë.

Dembele pritet të vishet blu pas 31 janarit, me Barcelonën që po humbet një nga futbollistët më të talentuar të skuadrës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore