Sport

Champions League/ Tirana, Ballkani dhe Shkupi mësojnë emrat e kundërshtarëve


Këtë të martë të 14 qershorit në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i turit të parë eleminator në UEFA Champions League.

Tri skuadrat shqiptare që kanë dalë kampione, përkatësisht Tirana në Shqipëri, Ballkani në Kosovë dhe Shkupi në Maqedoninë e Veriut kanë mësuar emrat e kundërshtarëve.

Tirana do të ketë përballë skuadrën nga Luksemburgu të F91 Diddeleng.

Ballkani përballet me lituanezët e Zalgiris.

Shkupi gjeti në short skuadrën nga Gjibraltari të Lincoln Red Imps.

Në short janë 29 skuadra, të cilat do ta fillojnë aventurën në Champions League që nga turi i parë eleminator.

Skuadrat u ndanë në tri vazo me nga dy grupe. Tirana ishte në vazon e parë, Ballkani në të dytën dhe Shkupi në të tretën.

Skuadrat që fitojnë, shkojnë në raundin e dytë kualifikues. Ndërsa ato që munden, do të kalojnë në raundin e dytë kualifikues të Conference League.

Ndeshjet e para të turit të parë do të zhvillohen më 5-6 korrik dhe ato të kthimit më 12-13 korrik.

Të mërkurën do të hidhet shorti për raundin e dytë kualifikues. Ndeshjet e para të këtij raundi do të zhvillohen më 19-20 korrik dhe ato të kthimit më 26-27 korrik.

Përballjet e raundit të parë kualifikues:

Pyunik (ARM) vs CFR Cluj (ROU)

Maribor (SVN) vs Shakhtyor Soligorsk (BLR)

Ludogorets Razgrad (BUL) vs Sutjeska Niksic (MNE)

Diddeleng (LUX) vs Tirana (ALB)

Tobol (KAZ) vs Ferencvaros (HUN)

Malmo (SWE) vs Preliminary round winners

Ballkani (KOS) vs Zalgiris (LIT)

HJK (FIN) vs RFS (LVA)

Bodo/Glimt (NOR) vs KI (FRO)

The New Saints (WAL) vs Linfield (NIR)

Shamrock Rovers (IRL) vs Hibernians (MLT)

Lech Poznan (POL) vs Qarabağ (AZE)

Shkupi (MKD) vs Lincoln Red Imps (GIB)

Zrinjski (BIH) vs Sheriff (MDA)

Slovan Bratislava (SVK) vs Dinamo Batumi (GEO)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore