Përballje

Challandes: Spanja kundërshtar shumë i vështirë


Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka cilësuar shumë të vështirë përballjen me Spanjën.

Në konferencën për media, ai me shaka e tha se do të kërkojë nga FIFA, që mos të përballet me Spanjën.

“Përballja me Spanjën është e vështirë, nëse do varej nga unë do kërkoja nga FIFA që të mos përballemi me ta. Është kundërshtarë shumë i fortë, loja zhvillohet në dy komponentë, që është posedimi i topit dhe presioni i madh”, tha Bernard Challandes.

Challandes ka theksuar se ende nuk është bërë e ditur formacioni startues në këtë ndeshje dhe se do të vendoset pas stërvitjeve të sotme.

“Ende nuk kam vendosur për formacionin. Do kemi stërvitjen pas pak, do shoh futbollistët, pastaj do vendosi për formacionin bazë, kemi disa lojtarë që pësuan disa lëndime të lehta në ndeshjet e kaluara”, shtoi strategu zviceran.

Ai gjithashtu komentoi edhe stilin e lojës së Spanjës, i cili tha se të mendosh të fitoren ndaj tyre, është shumë e vështirë.

“Spanja luan futboll të mirë. Ata armën më të fortë e kanë posedimin e topit, ku edhe kombëtare të mëdha, e kanë të vështirë të kontrollojnë lojën përballë tyre. Të them se do të fitojmë është shumë vështirë, por duhet të përpiqemi”, tha mes tjerash Bernard Challandes.

Për këtë ndeshje nuk do të jenë në dispozicion Lirim Kastrati dhe Besar Halimi për shkak të kartonëve të verdhë dhe trajneri zviceran tregon se me kë mund t’i zëvendësojë ata.

“Nuk do të jetë aspak e lehtë pa Kastratin dhe pa Halimin, por do të shohim si do të jetë situata e Valon Berishës dhe Elbasan Rashanit për t’i inkuadruar në lojë në këtë ndeshje”, tha Challandes.

Kujtojmë që ndeshja Kosovë – Spanjë, do të zhvillohet të mërkurën në ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Gjeorgjisë dhe barazimit kundër Greqisë, derisa Dardanët kanë grumbulluar katër pikë dhe mbajnë vendin e tretë të Grupit B.

Në anën tjetër Spanja vjen në këtë përballje pas fitores ndaj Gjeorgjisë dhe humbjes ndaj Suedisë, derisa ata mbajnë vendin e dytë në grup me nëntë pikë gjithsej.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore