Përballje

Challandes fton futbollistin e Dritës për ndeshjen kundër Spanjës


Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, së fundmi ka vendosur që ta ftojë në ekipin kombëtar futbollistin e Dritës, Muharrem Jasharin.

Pa, Jashari do të jetë nën urdhrat e trajnerit Challandes, në ndeshjen kundër Spanjës, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror “Kata 2022”.

Kjo vjen ftesë për mesfushorin kosovar vjen pasi që Lirim Kastrati dhe Besar Halimi nuk do të kenë të drejtë të paraqiten në atë ndeshje për shkak të kartonëve të verdhë.

Dardanët, sot (e hëne) do të kenë vetëm rigjenerim në hotel, pasi lojtarët që nuk u aktivizuan në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Greqisë dhe ata që hyrën si zëvendësueses kanë bërë stërvitje pas ndeshjes.

Kujtojmë që Kosova aktualisht mban vendin e tretë të Grupit B, m katër pikë të grumbulluara, pas po aq ndeshjeve, derisa Spanja i prinë grupit me 10 pikë në pesë ndeshje, kurse Suedia është e dyta më nëntë pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore