F1

Çfarë risie do të sjellë plani B i Red Bull?


Red Bull prezanton makinën e tyre më të re për këtë sezon në Formula 1 të quajtur RB16B, me të cilën shpreson t’i japë akselerimin e duhur Max Verstappen-it dhe Sergio Perez-it, i cili pret debutimin.

Që prej 2013-ës, Red Bull nuk ka fituar asnjë kampionat dhe me RB16B-në, shpreson të rikthejë lavdinë e dikurshme.

Uria e tyre sa vjen e shtohet teksa Perez i bashkohet Verstappen-it dhe Honda mirëmban motorët e Red Bull për të fundit herë këtë vit, përpara se t’ja lerë stafetën projektit ‘Powerunits Limited’ të vetë ekipit Red Bull.

Në krahasim me RB16 të 2020-ës, Red Bull duket se ka përmirësuar dukshëm e ndjeshëm RB16B-ën për këtë sezon:

veçanërisht radiatorët e makinës, të cilët janë të vendosura në podet anësorë. Me këtë rast, po aty ku gjenden radiatorët, Red Bull ka përmirësuar aerodinamikën dhe sisteme anësore elektronike të makinës, me shpresën se do mund të konkurojë me Mercedes-in shtatë herë fitues.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore