Shëndet

Çfarë ndodhë me trupin kur nuk merr mjaftueshëm magnez?


Magneziumi

Shenjat e mungesës së magnezit janë mbi të gjitha ngërçet e këmbëve gjatë natës, çrregullimet e menstruacioneve, veçanërisht ngërçet gastrointestinale dhe migrena.

Nëse vëreni këto simptoma, mund të jetë një shenjë se është koha për të siguruar trupin tuaj, pra për të kompensuar mungesën e magnezit.

Ngërçet e muskujve ndodhin më shpesh gjatë gjumit, dhe janë aq të dhimbshme sa shkaktojnë zgjimin. Edhe kur vetë spazma kalon, mbetet një ndjenjë e pakëndshme tensioni në këmbë, si dhe frika e përsëritjes së spazmës. Më së shumti prekin femrat, sportistët, të moshuarit dhe personat me diabet.

Duke qenë se më shumë se 30 përqind e grave shtatzëna vuajnë nga ngërçet e muskujve, rekomandohet marrja e rregullt e magnezit që nga fillimi i shtatzënisë. Përveç ngërçeve të pakëndshme, mungesa e këtij minerali manifestohet edhe përmes migrenës, menstruacioneve të dhimbshme dhe sindromës së rëndë premenstruale.

Ndjenja e shtrëngimit në gjoks si dhe ngërçet para menstruacioneve janë simptomat më karakteristike të sindromës premenstruale. Kjo simptom karakterizohet gjithashtu nga rritja e nervozizmit dhe agresivitgetit. Shumica e simptomave të sindromës premenstruale mund të reduktohen nga marrja e mjaftueshme e magnezit në pjesën e dytë të ciklit.

Meqenëse magnezi redukton lirimin e neurotransmetuesve në qelizat nervore, ka një reduktim të përcjelljes së impulseve nervore, gjë që është shumë e dobishme në situata të tensionit të shtuar dhe stresit. Prandaj magnezi njihet edhe si “qetësues natyral”.

Me ushqimin e duhur, ju mund të siguroni sasi të mjaftueshme të magnezit, i cili gjendet në peshk, perime me gjethe jeshile, arra, qumësht, drithëra dhe fara. Nevoja për magnez rritet tek personat që janë nën stres, që janë nervoz dhe të prirur për gjendje depresive, që kanë probleme me ngërçet e muskujve, urthin dhe tretjen e ngadaltë, si dhe tek atletët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore