Stil

Çfarë kanë për t’i thënë njëri-tjetrit, Romina Hodaj dhe Jonny Pojani para kamerave të “Pikë”?


“Shpresoj të vazhdojmë të jemi të vërtetë me njëri-tjetrin”.

Kështu shprehet çifti i sapodalë nga “Love Story”, Romina Hodaj dhe Jonny Pojani, në një intervistë për emisionin “Pikë” në “Albanian Post”.

Ata ishin të ftuar në një intervistë ndryshe, ku rrëfyen gjithçka për dashurinë e lindur në emisionin e njohur.

Çifti iu përgjigj pyetjeve të njëri-tjetrit, duke treguar sa mirë njihen dhe në çfarë faze është lidhja e tyre.

“E pëlqyem njëri-tjetrin që në momentin e parë që u pamë. Unë bëhesha xheloze kur takonte vajza të tjera”, deklaroi Romina në disa pjesë të intervistës për “Pikë”.

Më tej, para se gjithë biseda të mbyllej, moderatorja, Adela Osmani, u kërkoi t’i thonë dy fjalë partnerit.

“Jam e lumtur që më shtynë të hyj në ‘Love Story’ dhe jam e lumtur që njoh një shok, të dashur dhe njëri kaq të mirë sa ti. Jam e lumtur edhe për ndjenjën e bukur që kam për ty”, tha modelja.

Ndërsa Jonny, pasi ra dakord me çdo fjalë të partneres së tij, theksoi se “dua të jemi të vërtetë dhe mos bëjmë gabime”.

Çifti e mbylli intervistën ekskluzive për “Pikë” me një përqafim të ngrohtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore