Sport

Çerekfinalet e EURO U21 2021


Të mërkuren u kompletuan çiftet çerekfinale të Euro U21 që po zhvillohet në Slloveni dhe Hungari.

Pas Holandës, Gjermanisë, Spanjës dhe Italisë – kualifikimin e siguruan edhe katër shtetet tjera.

Grupi C:

Danimarka pa problem fitoi 3-0 përballë Rusisë duke arritur fitoren e tretë në po aq ndeshje në grup.

Danezët kualifikohen në fazën çerekfinale nga vendi i parë.

Fitorja 0-2 ndaj Islandës i siguroi Francës kualifikimin tutje, me dy fitore dhe një humbje në tre ndeshje.

Grupi D:

Njësoj si Danimarka, edhe Portugalia në grupin D arriti rekord 100% pas tre ndeshjesh, duke fituar 0-3 ndaj Zvicrës.

Skuadra tjetër që u kualifikua është Kroacia, e cila me shumë, vetëm për një gol arriti të arrijë raundin tjetër.

Anglia fitoi 2-1 përballë Kroacisë, por po të shënonte një gol më shumë, do ishin ata në vend të kroatëve në çerekfinale,

Çiftet çerekfinale:

Holandë – Francë

Danimarkë – Gjermani

Spanjë – Kroaci

Portugali – Itali

Faza çerekfinale fillon më 31 maj, kurse finalja luhet më 6 qershor në Slloveni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore