Përballje

Celtics rikthim historik, Tatum performancë madhështore


E premtja ishte fantastike për fansat e NBA-së, pasi Boston Celtics dhuruan spektakël me një rikthim madhështor përballë San Antonio Spurs.

Ndeshja shkoi në kohë shtesë, pasi dy ekipet nuk arritën të gjenin fituesin brenda kohës së rregullt.

Boston Celtics fituan ndeshjen me epërsi, prej vetëm tre pikësh me rezultat 143:140.

San Antonio Spurs ishin duke fituar me epërsi prej 32 pikësh, por Celtics e përmbysën këtë rezultat, duke e regjistruar këtë si rikthimin e tretë më të madh në histori të NBA-së.

Jayson Tatum theu rekordin personal për më së shumti pikë në një ndeshje, i cili kontribuoi me 60 pikë për t’i dhënë fitoren Celtics.

Jayson Tatum me 60 pikë në ndeshjen përballë Spurs

Më të mirët te Celtics ishin: Jayson Taytum me 60 pikë e 8 kërcime dhe Jaylen Brown me 17 pikë.

Ndërsa te Spurs më të dalluarit ishin: Demar DeRozan me 30 pikë e 14 asistime dhe Dejounte Murray me 24 pikë, 8 kërcime dhe 8 asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=22jG8X8RaXI&ab_channel=MLGHighlights

Një tjetër ndeshje interesante ishte ajo mes Utah Jazz dhe Phoenix Suns, ku këta të fundit arritën fitoren me rezultatin 100:121.

Pas fitores përballë Utah Jazz, Phoenix Suns kanë kaluar në pozitën e parë ku i prijnë konferencës perëndimore në NBA.

Viti 2021 ishte fantastik për Suns, pasi është hera e parë në 10 vjetët e fundit që ata arrijnë të futen në playoff.

Skuadra e Phoenix Suns pas fitores me Jazz

Më të dalluarit te Suns ishin Devin Booker me 31 pikë, Chris Paul me 12 pikë e 9 asistime dhe Mikal Bridges me 18 pikë.

Kurse, më të mirët te Jazz ishin Bojan Bogdanovic me 22 pikë dhe Jordan Clarkson me 12 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=lFWZhW6tAm4&ab_channel=MLGHighlights

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore