Përballje

Celtic eliminohet nga Europa Conference League, vazhdojnë tutje Leicester e Marselle


Kanë përfunduar pesë ndeshje të kthimit të fazës së 1/16-ve në Europa Conference League.

Befasia e mbrëmjes ishte eliminimi i skocezëve të Celtic-ut, të cilët pësuan edhe në ndeshjen e dytë ndaj ekipit norvegjez, Bodo/Glimt, me rezultat 2:0, kështu duke çuar shifrat në të dy ndeshjet prej 5:1.

Kualifikimin tutje, me lehtësi e arritën anglezët e Leicester, të cilët edhe në ndeshjen e dytë mposhtën danezët e Randers me rezultat 1:3, derisa ai në të dy ndeshjet u bë 2:7.

Me rezultat të thellë, kualifikimin tutje e siguroi edhe Marselle të cilët në ndeshjen e dytë mposhtën në udhëtim klubin nga Azerbajxhani, Qarabag, me rezultat 0:3, kështu rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet u bë 1:6.

Edhe holandezët e PSV Eindhoven vazhduan tutje, të cilët në ndeshjen e dytë barazuan në udhëtim te Maccabi Tel Aviv me shifrat 1:1, por fitorja në ndeshjen e parë me rezultat 1:0, iu jep holandezëve kualifikimin tutje.

Ndërsa, një kualifikim befasues e arriti edhe Partizani i Beogradit, të cilët edhe në ndeshjen e dytë mposhtën çekët e Sparta Praga-s, me rezultat 2:1, derisa ndeshja e parë kishte përfunduar në të mirë të sesrbëve, me shifrat 0:1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore