Sport

Celina, hero në ndeshjen kundër Gaziantep-it


Mesfushori kosovar, Bersant Celina ka fituar ndeshjen për skuadrën e tij, Kasimpasa.

Kasimpasa ka mposhtur Gaziantep-in me rezultat 1:0, ku autor i golit ishte Celina.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e dytë, në minutën e 57-të nga mesfushori kosovar.

Kujtojmë se në të njëjtin ekip me Celinën, është edhe Florent Hadergjonaj, i cili është startues i rregullt te klubi turk.

Përvec këtyre dyve, edhe një kosovar tjetër luajtu në ndeshjen mes Kasimpasa-s dhe Gaziantep-it.

Në minutën e 73-të, për Gaziantep u inkuadrua Valmir Veliu, i cili ishte transferuar nga Llapi te klubi turk.

Momentalisht, Kasimpasa radhitet në pozitën e nëntë me 12 pikë, dhe Gazaiantep janë në vendin e 10-të me 11 pikë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore