Sport

Carlo Ancelotti flet para Superkupës: Gattuso dhe unë kemi pasur probleme personale


Gennaro Gattuso- Carlo Ancelotti, Photo: Carlo Hermann/ Kontrolab

Carlo Ancelotti doli para mediave në Riad dhe e bëri këtë si trajneri më i mirë në botë, siç u deklarua nga IFFHS, përpara Pep Guardiola dhe Walid Regragui.

Synimi i italianit për këtë sezon është të fitojë sa më shumë trofe që të jetë e mundur, veçanërisht pasi mori Champions League në vitin e parë të kthimit në kryeqytetin spanjoll.

“Titujt janë të rëndësishëm. Viti i kaluar na dha besim për të gjithë vitin. Duhet të bëjmë mirë, më mirë sesa kemi luajtur ndeshjet e fundit”, shpjegoi ai në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes me Valencia-n në Superkupën e Spanjës këtë të mërkurë në mbrëmje.

Ai ka preferuar të mos flasë për momentin e keq të Real Madrid-it, pas rezultatit zhgënjyes ndaj Villarreal-it, ndonëse ish-trajneri i Milan-it nuk pranoi të fajësonte kohën e Kupës së Botës.

“Unë nuk mendoj se ishte për shkak të Kupës së Botës. Duhet të presim pak. Jemi të lënduar nga ndeshja kundër Villarrealit”, konfirmoi ai.

“Tani na pret një test i rëndësishëm. Gjyshja ime më thoshte para provimit ta vendos librin nën jastëk. Do ta bëj përsëri. Duhet të rikuperojmë intensitetin, të fitojmë duele, të jemi më bashkë dhe të jemi më shumë kompakt në fushë”.

“Ka shumë ndeshje tani dhe ne nuk kemi pasur ngarkesë për shkak të Kupës së Botës, ishte thjesht një lojë e keqe”, theksoi ai.

Ancelotti zbulon edhe problemet personale me Gennaro Gattuso-n, trajnerin aktual të Valencia-s.

Marrëdhënia e tij me Gattuso-n nuk është në të mirën e saj, pavarësisht se dyshja shijon një nga dinamikat më pozitive të lojtar/trajner gjatë kohës së tyre së bashku te Milan-i.

“Kemi pasur disa momente shumë të bukura. Kemi pasur probleme personale për të cilat nuk dua të flas. Nga ekipi i Milan-it që kam drejtuar ka pasur shumë trajnerë, secili me stilin dhe njohuritë e tij. Gattuso, Inzaghi, Nesta…”, vazhdoi ai.

Përzgjedhja e skuadrës së Real Madrid kundër Villarreal-it u kritikua për shkak të faktit se 11-ja fillestare nuk përmbante asnjë lojtar spanjoll, por Ancelotti ishte i prirur të minimizonte rëndësinë e kësaj.

“Ishte një rastësi që asnjë spanjoll nuk luajti. Karakteristika e këtij klubi është spanjoll dhe për më tepër është një klub universal. Është klubi që prodhon më shumë spanjollë për kombëtaren spanjolle”, deklaroi ai.

Ai gjeti gjithashtu kohë për të komentuar pensionimin e Gareth Bale dhe lëvizjen e Cristiano Ronaldo-s në Arabinë Saudite.

“Të dy, Cristiano Ronaldo dhe Bale kanë qenë legjenda të klubit tonë dhe ne i dëshirojmë gjithë të mirat. Demonstrimi më i mirë i asaj që ata duan në Arabinë Saudite është prania e Cristiano-s këtu”, u shpreh italiani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore