Përballje

Caktohet orari i gjysmëfinaleve në Kupën e Kosovës


Edicioni i sivjetshëm në Kupën e Kosovës në futboll ka hyrë në fazë të nxehtë, ku katër ekipe janë duke luftuar për trofeun.

Prishtina, Llapi, Drita dhe Ramiz Sadiuku janë në fazën gjysmëfinale, e cila do të zhvillohet me nga dy ndeshje, vajtje-ardhje.

Prishtina dhe Llapi do të përballen mes vete në kryeqytet në duelin kryesor të kësaj faze, derisa Drita do të ketë përballje më të lehtë në letër ndaj Ramiz Sadikut.

Kujtojmë që të dy ndeshjet e para të kësaj faze do të zhvillohen këtë të enjte me fillim nga ora 14:00.

Fituesi i Kupës e siguron daljen në Evropë dhe për këtë arsye kjo garë është bërë edhe më interesante dhe më joshëse viteve të fundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore