Gjykata Speciale

Byrnes: Udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm ishin të angazhuar për armëpushim – u shqetësuam për sulmin që serbët po përgatisnin në pranverë


Ish-shefi i misionit vëzhgues diplomatik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë (SHBA), Shaun Byrnes.

Ish-shefi i misionit vëzhgues diplomatik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë (SHBA), Shaun Byrnes në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në ditën e katërt të dëshmisë  është intervistuar nga gjykatësi Genël Metro, ku ka deklaruar se kishin dëgjuar që serbët po përgatiteshin për një sulm tjetër në pranverë ndaj Kosovës.

Ai tha se Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin të angazhuar për ta bërë armëpushimin.

“Marsi konsiderohej si fillimi i sezones së luftimeve nëse do të shprehesha kështu. Këtë e kemi dëgjuar po ashtu edhe në kontaktet tona në Trojkë dhe në përgjithësi nga UÇK-ja dhe zyrtarët e tjerë që ishim takuar. Në të njëjtën kohë, ne ishim të informuar dhe ishim të ndërgjegjshëm”, ka thënë ai.

“Në veçanti udhëheqësit e shtabit të përgjithshëm dhe Trojka ishin absolutisht të angazhuar që ta bënin armëpushimin që të funksiononte, megjithatë nga ana tjetër ne ishim të shqetësuar për faktin se serbët do të nisnin tjetër sulm në pranverë. Ata mbështesnin përpjekjet për t’u përgatitur për këtë me trupat e tyre”.

Byrnes, shtoi se edhe ndërkombëtarët ishin njoftuar për një sulm të mundshëm në Kosovë.

“Ndërkombëtarët të tillë si MVK-ja e dinte që të dyja palët po përgatitshin për luftime të mundshme, për shpërthime të mundshme”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai është pyetur edhe për arrestimin e dy gazetarëve të Tanjug-ut dhe pjesëmarrjen e Sokol Bashotës kur ata ishin liruar.

Nga Metro, ai u pyet edhe për arrestimin e dy liderëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Intervistimi i Byrnes nga gjykatësi Metro:

Metro: Përse ka dashur UÇK-ja të jenë të pranishëm gazetarët kur janë liruar dy gazetarë të Tanjug-ut?

Byrnes: Mua mu dok që ata deshën të kenë një publicitet pozitiv për mënyrën se si ishin trajtuar këta dy gazetarë serbë.

Metro: Si e keni interpretuar praninë e Sokol Bashotës, anëtar të shtabit të përgjithshëm që ishte i pranishëm aty pra kur u liruan dy gazetarët?

Përse mendoni ju që Shtabi i Përgjithshëm ka dërguar një anëtar të vetë të jetë i pranishëm në rastin e lirimit të dy gazetarëve?

Byrnes: Sipas përvojës time, ai ishte thuajse gjithmonë i pranishëm në ngjarje ose veprimtari që përfshinin GDOM-in. Ai ishte personi i caktuar nga Shtabi i Përgjithshëm që të merrej me GDOM-in ose të kishte marrëdhënie me GDOM-in dhe kjo ishte arsyeja që mendoj se ai ishte i pranishëm në këtë rast.

Ish-shefi i misionit vëzhgues diplomatik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë (SHBA), Shaun Byrnes.

Dëshmitarit iu paraqit një provë materiale ku raportohej për arrestimin e dy liderëve të LDK-së Cen Kastrati dhe Jakup Kastrati.

Metro: A keni parë në atë kohë këtë dokument?

Byrnes: S’mendoj se e kam parë.

Metro: A jeni i informuar që UÇK-ja komunikonte me publikun ose Bashkësinë Ndërkombëtare përmes komunikatave për shtyp, deklaratave. A jeni i njohur me këtë praktikë?

Byrnes: Po.

Metro: A është në pajtim ky informacion me atë që keni thënë më herët që ju keni pasur informacion në atë kohë që ekzistonte një Shërbim i Inteligjencës e UÇK-së?

Byrnes: Po.

Metro: Këtu ngritën disa pretendime ose akuza të tilla si shpërndarja e propagandës, e armëve, dorëzimi i armëve. A e dini ju arsyen se përse UÇK-ja ishte kundër civilëve që dorëzonin armët e tyre?

Byrnes: Thjesht, mund ta marr me mend mund të spekuloj por nuk e di më siguri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore