Sport

Busquets dhe Alba shkurtuan pagat, Barça regjistron Aguero-n


Në një moment shumë të vështirë financiar për Klubin, Sergio Busquets dhe Jordi Alba kanë vendosur të pranojnë shkurtimin e pagave dhe në këtë mënyrë Barcelona ka regjistruar Sergio Aguero-n për sezonin e ri.

Problemet e Barcelona-s me tavanin e pagave janë një problem shumë i njohur tashmë. Pikërisht ishte ky problem që çoi në largimin e Lionel Messi-t nga klubi pas 21 vitesh.

Busquets ka në klub që nga viti 2005, ndërsa Alba që nga 2012. Pas pranimit të Gerard Pique-s për të reduktuar pagën edhe dy senatorët e tjerë kanë bërë të njëjtin veprim.

“Uljet e pagave të Sergio Busquets-it dhe Jordi Alba-s, dy nga katër kapitenët e skuadrës së parë, i lejuan FC Barcelona-s zgjatjen e kufirit në lidhje me fair play financiar”, thuhet në një deklaratë të Barcelona-s gjatë ditës së martë të 31 gushtit.

“Sergio dhe Jordi Alba ranë dakord të ndryshojnë kushtet financiare të kontratave të tyre që përfshinin një ulje të pagave për këtë sezon dhe shtyrjen e pagesave për vitet e mbetura”.

“Gjesti i dy lojtarëve vjen pas marrëveshjes së nënshkruar kohët e fundit nga Gerard Pique, e cila gjithashtu lejoi që shokët e tij të Memphis Depay, Eric Garcia dhe Rey Manaj të futen në ligë. Në këtë mënyrë, FC Barcelona ka përfunduar regjistrimin e lojtarëve të saj në LFP”, përfundon deklarata e klubit blaugrana.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore