Aplikacione

Bumble rikthen filtrin e preferencave politike


Bumble, aplikacioni i njohjes online, ka rikthyer filtrin e preferencave politike pas pezullimit të tij për të parandaluar keqpërdorimin pas trazirave në Capitolin e SHBA-ve.

BBC, agjensi lajmesh, bën me dije se kryerja e pezullimit të preferencave politike nga Bumble erdhi si pasojë e raportimeve në internet, ku përdorues të aplikacionit ndërronin filtrin për të gjetur ata të cilët kishin qenë pjesë e trazirave në Capitol duke i raportuar më pas te autoritetet.

Bumble është shprehur se ky veprim nga përdoruesit e aplikacionit ishte “në kundërshtim me termat dhe kushtet” e tyre.

Mirëpo, sipas BBC-së vendimi i Bumble-it për pezullimin ka lënë shumë përdorues të tjerë të pakënaqur të cilët reaguan në internet lidhur me këtë.

Karakteristika e preferencave politike në Bumble u mundëson përdoruesëve t’i shfaqin pikëpamjet e tyre duke zgjedhur kategori si konservatorë apo liberalë dhe më tej të filtrojnë zgjedhjet e tyre në përputhje me to./AlbanianPost.com

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore