Lajme

Bullgaria e shqetësuar nga rreziku i mobilizimit të qytetarëve të saj në Rusi


“Nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë tonë kombëtare, por ekziston rreziku që bullgarët me shtetësi të dyfishtë që banojnë në Rusi të mobilizohen”.

Kështu ka deklaruar ministri bullgar i Mbrojtjes, Dimitar Stojanov, në margjinat e Këshillit të Sigurimit të thirrur në Sofje nga kryeministri i përkohshëm, Galab Donev.

Kjo pas vendimit të Qeverisë ruse për mobilizimin e pjesshëm.

“Këta njerëz në fakt janë subjekt i mobilizimit, e kam fjalën për qytetarët që jetojnë në Rusi dhe kanë shtetësi bullgare dhe ruse”, shpjegoi ministri.

Sipas tij, çdo ndryshim në situatën gjeopolitike çon në shqetësime përkatëse.

Një përparim i mundshëm në luftën në Ukrainë mund të ndodhë, pas mobilizimit në Rusi, por është shumë e rëndësishme të dihet se sa njerëz do të mobilizohen.

“Nëse janë 300 mijë, nuk pres ndryshim të madh”, ka përfunduar ministri Stojanov.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore