Lajme

Buleshkaj: Agjencia për Korrupsion ka dërguar mbi 200 raste për mos-deklarim të pasurisë në Prokurori


Ilustrim

Nga viti i kaluar deri më sot janë mbi 200 raste për mos deklarim të pasurisë apo deklarim me vonës, të cilat sipas Drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, janë dërguar në prokurori.

Sipas Bulleshkaj, rreth 55 zyrtarë të lartë nuk e kanë deklaruar pasurinë këtë vit, ndërsa dhjetë të tjerë pasurinë e kanë deklaruar, por me vonesë.

“Duke përfshirë edhe rastet të cilat janë transferuar nga viti i kaluar i kemi rreth 200 raste të cilat i kemi dërguar në Prokurori, për mos deklarimi të saktë apo mosdeklarim në kohë të pasurisë. Gjatë këtij viti i kemi shqyrtuar më shumë se 200 raste të konfliktit të interesit, mbi 200 raste kemi kthyer përgjigje apo opinionet tona kurdo që është kërkuar, më duket që janë rreth 250 raste, i kemi edhe mbi 20 në shqyrtim. Është një numër rekord i trajtimit të këtyre rasteve nga agjencia, derisa vitin e kaluar ky numër ka qenë përgjysmë më i vogël dhe këtë vit kemi trajtuar më shumë raste”, ka thënë Buleshkaj në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Ekonomia Online.

I pari i kësaj Agjencie foli edhe për Byronë për konfiskimin e pasurisë, për cka tha se me këtë institucion do të përmbyllet “mozaik” i institucioneve kundër korrupsion.

Ai tha se ky institucion pritet që të jetë i ndarë nga APK-ja, por që do të ketë bashkëpunime ndërmjet tyre.

”Përderisa ne kemi elementin e parandalimit, konfiskimi civil i pasurisë së pa justifikueshme do të jetë ajo ana tjetër të cilën ne nuk mund ta ushtrojmë. Tash flasim shumë me supozime sepse nuk e dimë as formën se si do të organizohet, të që e dimë është se do ta ndajmë gjithë arkivin tonë më ta në mënyrë që të behët një studim i kësaj arkive dhe të gjinden ndonjë pasuri e cila është akumuluar në formë të pajustifikueshme”.

Buleshkaj ka thënë ndër të tjersa se beson që subjekt i hetimit të kësaj Byroje do të jenë po ashtu të gjithë ish-zyrtarët e lartë, pa marrë parasysh ku jetojnë ata.

“Po besoj që subjekt i kësaj byroje do të jenë gjithë ish-zyrtarët e lartë, pa marr parasysh se ku jetojnë ata, ata janë të lidhur me shtetësi me Kosovën kështu që po besoj që edhe dikush që nuk jetojnë në Kosovë për sa kohë është shtetas i Kosovës do të mund të jetë subjekt i kësaj Byroje”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore