Sport

Bruno Fernandes, mesufshori me statistika sulmuesi


Portugezi Burno Fernandes në janar të vitit 2020 u transferua nga Sporting Lisbon te Manchester United, dhe që nga atëherë ai ka qenë perfekt, po thuajse në çdo aspekt.

Bruno luan si mesfushor, por statistikat e tij janë të barabarta me ato të shumë sulmuesve në botë.

Në një vit e një muaj deri më tani, Bruno Fernandes ka zhvilluar 56 ndeshje me Manchester United, ku ka qenë lojtari kryesor, pa dyshim.

Në këto 56 ndeshje, Bruno Fernandes ka shënuar plotë 30 gola, dhe ka dhënë 20 asiste.

Portugezi është përfshirë direkt në 50 gola deri më tani.

Edhe pse në moshë shumë më i pjekur, shumë fansa të United e konsiderojnë Bruno-n si Cristiano Ronaldo i ri i djajve.

Bruno është 26 vjeç, dhe po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij.

Këtë sezon, ai është lojtari i tretë në listë me më së shumti kontribute për gol në evropë.

Portugezi është përfshirë në 30 gola këtë sezon, ku ka shënuar 18 herë dhe ka asistuar 12 herë.

Më shumë kontribute direkte se ai kanë vetëm polaki i Bayern Munich, Robert Lewandowski me 35 dhe Harry Kane i Tottenham-it me 34.

United pas shumë vitesh ka gjetur liderin e tyre në fushë, dhe me Brunon, fansat e djajve të kuq kanë çdo të drjtë që të shpresojnë për çdo titull.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore