Sport

Broja: Nuk ka asnjë klub tjetër më të mirë se Chelsea për të mësuar


Armando Broja ishte një nga më të përfolurit para fillimit të afatit kalimtar dimëror, teksa mediat shkruanin se ai do të ndërronte ambient gjatë muajit janar.

Megjithatë, një largim nga Chelsea e ka mohuar vetë bomberi kuqezi, i cili ka thënë se klubi i tij aktual është më i miri që ai ta marrë përvojën e duhur.

“Fakti që vazhdova kontratën me Chelsea-n është një mundësi e mirë për mua dhe familjen time”, theksoi fillimisht Broja para ndeshjes që Chelsea do të përballet me Dinamo Zagreb në Ligën e Kampionëve.

“Ky është klubi im i fëmijërisë. Unë dua të vazhdoj të përpiqem të përmirësoj veten si person dhe si lojtar. Dhe nuk ka asnjë klub tjetër më të mirë se Chelsea për të mësuar”, tha mes tjerash Armando Broja.

Kujtojmë që 21-vjeçari është një nga sulmuesit që premton një të ardhme të ndritur. Këtë gjë e vërtetoi fakti që drejtuesit e klubit londinez ia vazhduan atij kontratën deri në verën e vitit 2028.

Broja në këtë edicion ka luajtur 14 ndeshje (shumica nga banka rezervë) në Premier Leauge dhe në Champions Leauge, prej të cilave ka shënuar edhe një gol.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore