Art&dizajn

Brenda rezidencës të cilën, Steve Jobs, deshi ta shkatërronte


Steve Jobs kaloi më shumë se një dekadë duke u përpjekur ta rrënoj rezidencën e tij në Woodside, të Californisë – gjë të cilën ai përfundimisht do të kishte sukses ta bënte më 2011, gjatë vitit të fundit të jetës së tij.

Por para se kjo rezidencë të shkatërrohej, fotografi Jonathan Haeber i cili shfrytëzon kohën e tij të lirë për të shkrepur fotografi në shtëpi të braktisura – ishte në gjendje të kalonte portat e pronës dhe të kapte imazhe ekskluzive që përndryshe nuk do të ishin parë kurrë nga bota.

Fotografitë e Haeber, paraqesin bukur jetën brenda shtëpisë së pionierit të markës revolucionare, Apple.

E njohur gjithashtu si “Shtëpia Jackling”, rezidenca u ndërtua për herë të parë në vitin 1925 nga arkitekti i njohur, George Washington Smith – i cili u konsiderua krijuesi kryesor i stilit arkitektonik të konceptit “Revival Colonial Spanish”, që u bë popullor në Shtetet e Bashkuara dhe mbetet i tillë edhe sot.

Shtëpia ishte projektuar për gjigantin e minierave të bakrit, Daniel Jackling, dhe investimi kapte shifra të larta.

Me shtrirje prej 17,250 metra katrorë, rezidenca ishte  e përbërë nga jo më pak se, 30 dhoma.

Pjesë e rezidencës ishin edhe kopshtet e rregulluara dhe një oborr i madh tradicional, duke përfshirë ballkone në ajër të hapur dhe shumë lidhje hyrjeje të brendshme e të jashtme.

Sipas të dhënave të pronës, Jobs, e kuptoi vlerën historike të rezidencës, prandaj edhe vendosi ta blej atë në vitin 19854, për 3.5 milionë dollarë.

Por ndërsa suksesi i tij në rritje vazhdonte, Jobs, donte të shkatërronte atë që ai e shihte si një shtëpi të komplikuar dhe të ndërtonte një shtëpi më të vogël dhe minimale.

Duke filluar në vitin 2000, Jobs ndaloi mirëmbajtjen e shtëpisë për ta detyruar qytetin ta shkatërronte atë. Ai kaloi një dekadë duke luftuar ruajtësit lokalë dhe Komisionin Historik të Burimeve të Shtetit për të shkatërruar strukturën.

Përfundimisht, në maj 2009, Këshilli i Qytetit Woodside dha lejen për prishjen e shtëpisë, por ajo u rrënua në muajin shkurt të vitit 2011.

Jobs, humbi betejën e tij ndaj kancerit të pankreasit tetë muaj më vonë, më 5 tetor 2011.

Tashmë një ekspozitë e shtëpisë, e cila përfshin mobilje, harta dhe fotografi, është vendosur në Muzeun e Komunitetit të Woodside.

Ndërsa, fotografi Haeber, 39 vjeç, ka eksploruar pothuajse 20,000 vende të braktisura, por rezidenca e Steve Jobs mbetet një nga kujtimet e tij më të gjalla.

“Unë kisha shumë kujtime të shkëlqyera në atë vend,” tha Haeber për The Post, duke shtuar se iu desh një periudhë prej gjashtë muajsh për të kapur shtëpinë dhe tërësinë e saj brenda fokusit të aparatit të tij fotografik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore