Përballje

Brazili ndalet nga Kolumbia, Argjentina dhe Kili shënojnë fitore


Kolumbia prishi serinë fantastike të Brazilit prej nëntë fitoresh radhazi, duke barazuar pa gola në ndeshjen e xhiros së 11-të të kualifikimeve në Kupën e Botës, “Katar 2022”.

Një ndeshje që u karakterizua me disa raste të mira për brazilianët, por Paqueta, Fred e Raphina, u ndalën nga portieri kolumbian, David Ospina.

Pavarësisht se nuk mori tri pikët, Brazili tani e ka të siguruar pjesëmarrjen në Katar, pasi që renditen të parët në grup me 28 pikë, ndërsa Kolumbia gjendet në vendin e pestë me 15 pikë, vend ky që dërgon në barazh.

Argjentina në anën tjetër deklasoi Uruguain duke e mposhtur me rezultat 3:0.

Lionel Messi e Rodigo De Paul shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, ndërsa në të dytën Lautaro Martinez trefishoi shifrat për tri pikët e radhës të kombëtares së tyre.

Me këtë fitore Argjentina zë vendin e dytë me 22 pikë, ndërsa Uruguai renditet dy vende më poshtë me 16 pikë.

Te fitorja u rikthye edhe Kili, që shpreson deri në fund të zë një vend që dërgon në Katar.

Kilianët mposhtën kombëtaren e Paraguai-t me rezultat 2:0, ku dy golat u shënuan në pjesën e dytë nga Ben Brereton dhe Mauricio Isla.

Me këtë fitore Kili pozicionohet në vendin e tetë me 10 pikë të grumbulluara, ndërsa Paraguai renditet në vendin e gjashtë me dy pikë më shumë.

Në ndeshjen tjetër, Venezuela e vendin të fundit arrin të marrë fitoren e dytë në këto eliminatore, duke mposhtur 2:1 Ekuadorin, me golat e Machis e Bello, që përmbysën finalizimin e Valencias në fillim të ndeshjes.

Ndërsa sfida tjetër e zhvilluar mes Perusë dhe Bolivisë, përfundoi me fitoren minimale të vendësve, falë golit të shënuar nga Ramiro Vaca, pak kohë para se të mbyllej koha e rregullt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore