Lajme

Braverman njofton projektligjin e ri për migrimin e paligjshëm


Sekretari i Brendshëm ka njoftuar një projekt-ligj të ri për migrimin e paligjshëm që do të thotë se emigrantët që mbërrijnë me varka të vogla do të “largohen me shpejtësi”.

Lajmi u bë i ditur nga botimet britanike “The Guardian”, “The Independent” dhe transmetuesi “Sky News”.

Suella Braverman i tha dhomës së ulët të Parlamentit britanik (Commons) se emigrantët “nuk do të ndalojnë së ardhuri këtu derisa bota ta dijë se nëse hyni ilegalisht në Britani, do të ndaloheni dhe do të largoheni me shpejtësi në vendin tuaj”.

“Dhe kjo është pikërisht ajo që do të bëjë ky projektligj. Kështu do të ndalojmë varkat”, shtoi me siguri zyrtarja britanike.

Sipas mediave britanike, ministrja e Brendshme vërejti se projektligji do të thotë se rishikimet gjyqësore të minutës së fundit “të kryera vonë natën pa asnjë mundësi për të marrë çështjen tonë apo edhe për të apeluar vendime” nuk lejohen më.

Ajo shtoi se “nuk mund të thotë përfundimisht” nëse projektligji i ri është në përputhje me ligjet e të drejtave të njeriut.

“Sigurisht, Britania e Madhe do të kërkojë gjithmonë të mbështesë ligjin ndërkombëtar dhe kam besim se ky projektligj është në përputhje me detyrimet ndërkombëtare”, nënvizoi Braverman.

Sipas planit të propozuar:

Njerëzit që mbërrijnë me varka të vogla do të ndalohen brenda 28 ditëve të para pa lirim me kusht ose shqyrtim gjyqësor dhe mund të ndalohen pas kësaj nëse ka një perspektivë të arsyeshme largimi.

Barra për të hequr ata që hyjnë ilegalisht do të jetë mbi sekretarin e brendshëm – për të ngushtuar “radikalisht” numrin e sfidave dhe apelimeve.

Vetëm ata nën 18 vjeç, ata që nuk janë të aftë nga pikëpamja mjekësore për të fluturuar ose në “rrezik real” të dëmtimit serioz në vendin ku janë zhvendosur do të mund të paraqesin një apel për të ndaluar dëbimin e tyre.

Çdo pretendim tjetër, duke përfshirë të drejtën për jetën private ose familjare, do të shqyrtohet nga distanca pasi të zhvendosen.

Njerëzit do të pengohen të përdorin ligjet moderne të skllavërisë për të kundërshtuar largimin e tyre.

Deportimi mund të shtyhet vetëm kur një person bashkëpunon me agjencitë e zbatimit të ligjit në hetimet e trafikimit.

Një kufi vjetor në numrin e njerëzve që hyjnë përmes rrugëve të sigurta – që do të vendoset nga parlamenti – do të “sigurojë një sistem të rregullt”.

Një ndalim i përjetshëm për vendosjen, shtetësinë dhe rihyrjen në MB për ata që janë hequr sipas skemës.

Përballja

Braverman u shpreh se Qeveria britanike po shton kapacitetin e saj të paraburgimit, duke përfshirë edhe bazat ushtarake.

Sekretarja e Brendshme tha se projektligji “nuk ka të bëjë me kockën e kurbanit, por ka të bëjë me mbrojtjen”.

Ajo shtoi se është thelbësore që Mbretëria e Bashkuar “të marrë një qasje të fortë, por të dhembshur”.

“Kjo është, në thelb, një paketë masash humanitare që u dërgon mesazhin njerëzve: mos ejani këtu ilegalisht”, deklaroi ajo në Commons.

Megjithatë, deputetët e opozitës e kundërshtuan planin, me sekretaren e brendshme të Laburistëve, Yvette Cooper, që e quajti projektligjin një “marrëzi”, ndërsa i përshkroi planet si “Dita e Groundhog-ut”.

“Dita e Groundhog-ut” është një situatë në të cilën ngjarjet që kanë ndodhur më parë ndodhin përsëri, pikërisht në të njëjtën mënyrë (shënim – Ed.).

Diane Abbott, e cila ishte sekretarja e brendshme e laburistëve nën drejtimin e Jeremy Corbyn, akuzoi Braverman-in për përdorimin e gjuhës “ngacmuese” pasi ajo e quajti projektligjin “të mjerueshëm dhe të pazbatueshëm”.

Partitë opozitare dhe organizatat bamirëse për refugjatët kishin filluar ta kritikojnë projektligjin përpara se të shpallej.

Disa që thanë se planet ishin “të kushtueshme dhe të pazbatueshme” dhe ato “nuk premtojnë asgjë tjetër përveç më shumë demonizim dhe ndëshkim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore