Përballje

Bologna e befason Inter-in


Bologna e ka befasuar Inter-in, duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0 në ndeshjen e javës së 24-të në Serie A.

Vendasit e nisën shumë më mirë ndeshjen, të cilët kaluan në epërsi qysh në minutën e 12-të, por goli i shënuar nga Musa Barrow u anulua për pozicion jashtë loje.

Megjithatë, gjatë pjesës së parë, ishin vendasit që më shumë e kishin në kontroll lojën, por 45 minutat e para përfunduan pa gola.

Në pjesën e dytë, Inter-i u ringjall disi, të cilët patën disa raste për të shënuar, por ishte Bologna ata që u treguan më të saktë.

Në minutën e 76-të Riccardo Orsolini shfrytëzoi në mënyrën më të mirë një asistim të bukur nga Jerdy Schouten, duke e shënuar golin e epërsië.

Deri në fund, Interi u përpoq të reagonte, por ishte e vështirë ndaj një mbrojtjes së fortë të vendasve dhe rezultati mbeti 1:0.

Me këtë humbje, zikaltrit përsëri mbesin në vendin e dytë me 47 pikë, tre më shumë se Roma dhe Milan-i të cilat kanë nga një ndeshje më shumë për ta zhvilluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore