Sport

Bojkoti diplomatik i Lojërave Olimpike dimërore në Kinë/ Bashkohen Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar


Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar u janë bashkuar bojkotit diplomatik të Lojërave Olimpike dimërorë që do të mbahen në Kinë në shkurt të vitit 2022.

Të mërkurën, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, tha që askush nuk do të bashkohet në Lojërat Olimpike në Kinë, për shkak të akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut në Kinë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson

Kanada më vonë iu bashkua Mbretërisë së Bashkuar, poashtu duke cituar shqetësimet mbi të drejtat e njeriut.

Kjo vjen pas një njoftimi të njëjtë nga ShBA-të dhe Australia më herët këtë javë.

Këto akuza, nga Beijing-i i Kinës ku do të mbahen këto Lojëra Olimpike janë kundërshtuar fuqishëm.

Kina i ka kundërshtuar ashpër ShBA-të për këtë vendim dhe ka kërcënuar për hakmarrje, duke mos dhënë të dhëna shtesë.

Në Kanadë dhe Mbretërinë e Bashkuar, shprehen se ky vendim nuk do të vijë si “surprizë” për Kinën.

“Kemi qenë shumë të qartë gjithmonë për shqetësimet e thella që kemi rreth shkeljes së të drejtave të njeriut”, është shprehur kryeministri i Kanadës, Justin Trudeau.

Kryeministri i Kanadës, Justin Trudeau

Thomas Bach, presidenti i Komitetit Internacional Olimpik, ka thënë që përkundër numrit të shtuar të bojkotit politik, sportistët do të jenë në gjendje të marrin pjesë.

Të gjitha këto shtete – Australia, Britania, Kanada dhe ShBA-të e konsiderojnë Kinën si rrezik të sigurisë dhe të të drejtave njerëzore.

Kurse nga Kina, të gjithë këto akuza konsiderohen si të fabrikuara.

Së shpejti, pritet që edhe Japonia dhe Zelanda e Re të tërhiqen nga këto gara, derisa të njëjtin vendim mund të marrin edhe Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore