Lajme

Blinken takon Cavusoglunë në Bruksel


Sekretari i Shtetit në SHBA, Antony Blinken, është takuar me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, në Bruksel.

“Pres të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatin tonë të NATO-s, Turqinë, mbi kundërterrorizmin”, shkruan Blinken-i në Twitter. “Shpreha qëndrimin tonë për mbështetjen e bashkëbisedimeve Turqi-Greqi. Theksuam rëndësinë e demokracisë dhe të drejtave të njeriut”.

Ky është takimi i parë që Blinken-i dhe Cavusoglu-ja zhvillojnë kokë më kokë, pas caktimit të amerikanit si Sekretar i Shtetit nën administratën Biden.

Takimi është zhvilluar pas mbledhjes së ministrave të Jashtëm të NATO-s, në Bruksel.

Një telefonatë midis të dyve është zhvilluar në 15 shkurt. Në atë telefonatë u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve. Zhvillimi rajonal ishte gjithashtu pjesë e bisedës.

Interes ka pasur edhe mbi luftën që po zhvillohet ndaj grupeve terroriste si FETO. Çështja e Sirisë, Mesdheut Lindor dhe sistemit rus për silurët S-400 kanë qenë objekt bisede mes dy kryediplomatëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore