Lajme

Blinken nga Brukseli: Diskutojmë prioritetet me partnerët evropianë


Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me homologët e tij evropianë.

“Arrita në Bruksel dhe pres të diskutoj prioritetet me partnerët tanë evropianë”, shkruan Blinken-i në Twitter. “Do të vazhdojmë gjithashtu angazhimin e rëndësishëm me aleatët tanë të rëndësishëm, mbi probleme kyçe. Ndërkaq, po përballemi edhe me aktorët malinj dhe sfida të tjera të mëdha”.

Ndër çështjet më të diskutuara, mendohet se do të jetë ajo e Ukrainës dhe Afganistanit.

Në Ukrainë, tensionet janë ngritur në rajonin e Donbasit. Forcat ruse janë afruar në kufirin lindor ukrainas. Nga këta të fundit ndërkaq, po merren masa mbi një sulm të mundshëm rus.

Vetë presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky, ka zbritur në fushëbetejë për të parë situatën.

Çështja në Afganistan është gjithashtu e koklavitur. Një plan paqeje i paralajmëruar ende nuk është dhënë nga pala afgane.  Propozimi i amerikanëve nga ana tjetër, është hedhur poshtë.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka deklaruar se “është i gatshëm të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme nëse një propozim afgan pranohet si zgjidhje”. Ky propozim pritet të mbahet në një mbledhje ndërkombëtare në Turqi, e cila do të mbahet në prill.

Në një takim të mbajtur më 12 prill në Washington me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, Blinken-i e ka cilësuar Italinë si partner të rëndësishëm. Kjo, edhe për shkak të situatës në Libi, luftës klimatike dhe pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore