Teknologji

Bie Bitcoin, para goditjes nga qeveria kineze


Në Kinë, të dhënat e reja kanë treguar se miniera e Bitcoin-it paraqitet në rënie të fortë përpara goditjes së fundit nga qeveria.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se kërkimi i bërë nga Qendra e Cambridge-it për Financa Alternative (CCAF) ka zbuluar se pjesa e minierave të Kinës ka rënë me 75.5 për qind në muajin shtator të vitit 2019 në 46 për qind në prill të vitit 2021.

Gjithashtu kërkimi ka zbuluar se Kazakistani tanimë rezultonte kombi i tretë më i rëndësishëm i minierave të Bitcoin-it.

Për sa i përket fitimeve, këto miniera gjenerojnë të ardhura duke krijuar Bitcoin-a të rinj, por llogaritja e përdorur konsumon sasi të mëdha energjie.

Ndërkohë, minatorët auditojnë transaksionet e Bitcoin-it në këmbim të një mundësie për të përvetësuar monedhën digjitale.

Sipas BBC, miniera globale kërkon një fuqi të madhe informatike, e cila nga ana tjetër përdor sasi të mëdha të energjisë elektrike dhe si pasojë kontribuon ndjeshëm në emetimet globale.

Lëvizja e Kinës

Autoritetet kineze në muajin qershor ndërmorën veprime të forta kundër Bitcoin-it.

Ato u thanë bankave dhe platformave të pagesave të ndalonin mbështetjen e transaksioneve të monedhës digjitale duke shkaktuar rënien e çmimeve.

Në bazë të të dhënave të nxjerra nga CCAF për periudhën para goditjes, tregojnë se pjesa e Kinës në fuqinë globale të minierave tanimë ishte në rënie të konsiderueshme përpara veprimit nga autoritetet kineze.

Studiuesit kanë vënë re se goditja, pasi u miratua, çoi në mënyrë efektive në të gjithë fuqinë minerare të Kinës “duke u zhdukur brenda natës, duke sugjeruar që minatorët dhe pajisjet e tyre janë në lëvizje”.

Ende nuk është e qartë se ku do të shkojnë, por edhe para goditjes gjeografia e minierave po zhvendosej.

Për sa i përket Kazakistanit, i cili është një vend i pasur me lëndë djegëse fosile, pa një rritje pothuajse gjashtëfish të minierave, duke rritur pjesën e saj nga 1.4 për qind në shtator të 2019-s në 8.2 për qind në prill të vitit 2021.

Nga ana tjetër, sipas Departamentit të Tregtisë në SHBA, 87 për qind e energjisë elektrike të Kazakistanit “gjenerohet nga lëndët djegëse fosile” me qymyr që zë më shumë se 70 për qind të gjenerimit.

Tanimë, ai është minatori i tretë më i madh i Bitcoin-ëve, pas SHBA-së, i cili gjithashtu pa pjesën e tij të fuqisë globale të minierave të rritet ndjeshëm në 16.8 për qind.

Lidhja me burimet e energjisë

Nga të dhënat u zbuluan gjithashtu lidhjet e ngushta midis burimeve të energjisë elektrike të lirë dhe minierave Bitcoin.

BBC shkruan se studiuesit gjetën një lëvizje sezonale të minierave midis provincave kineze në përgjigje, për disponueshmërinë e energjisë hidro-elektrike.

Minierat u zhvendosën nga provinca veriore e Xinjiang-ut me djegie qymyri në sezonin e thatë, në provincën jugore të Sichuan-it me shumë bollëk në sezonin e shiut.

Ata vunë në dukje se “ky migrim sezonal ka ndikuar materialisht në profilin e energjisë të minierave Bitcoin në Kinë”, duke shtuar se ilustroi “kompleksitetin e vlerësimit të efekteve mjedisore të minierave”.

Ndërkohë që në muajin qershor, Sichuan-i e ndaloi nxjerrjen e Bitcoin-ëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore