Lajme

Beteja ideologjike për Krishtlindjet në Parlamentin Evropian


Debati plenar i Strasbourg-ut i kësaj jave ka ngjallur një betejë ideologjike mbi vlerat evropiane, pas thashethemeve se Komisioni Evropian donte të “ndalonte Krishtlindjet”.

Në Parlamentin Evropian, debati mbi “Udhëzimet e Komisionit Evropian për gjuhën gjithëpërfshirëse” doli të ishte një histori tjetër që ushqehej nga një luftë ideologjike mbi fjalët.

Zakonisht, debati caktohet një javë më parë nga drejtuesit e grupeve të deputetëve dhe njihet si një vitrinë e debatit të gjallë dhe aktual parlamentar.

Debatet gjuhësore gjithëpërfshirëse anojnë shumicën e kohës nga diskurset gjinore, por kjo çështje u bë aktuale, duke u lidhur me periudhën e festave.

Një draft dokument i brendshëm nga komisionerja për Barazi, Helena Dalli, kishte shkaktuar indinjatë tek e djathta, pasi sugjerohej që të “ndaloheshin Krishtlindjet”.

Dhe, teksa përfaqësues të gazetës “The Parliament” po dëgjonin debatin nga afër, kujtuan se Krishtlindjet janë shumë afër.

Por pas protestave të së djathtës politike në Parlament, gazeta u tërhoq nga Komisioni, i cili në fund të fundit drejtohet nga një president i qendrës së djathtë.

 

Kështu, çështja u mbyll.

Apo ndoshta qendra dhe e majta ekstreme e thirrën debatin për të protestuar kundër tërheqjes së asaj që, sipas tyre, ishte një dokument i rëndësishëm në luftën për përfshirje?

Këtë pyetje ngre “The Parliament” dhe njëherazi jep edhe një përgjigje.

Në fakt, ishte vetë PPE-ja e qendrës së djathtë, e cila me një ndihmë të vogël e vendosi atë në agjendë.

Kjo sepse presidenti i grupit PPE, Manfred Weber, duke hapur debatin u përpoq të shpjegonte se “për shkak se njerëzit ndihen të shqetësuar për këtë, ata po bëjnë pyetje për atë që po ndodh këtu”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore