Euro 2020

Belgjika përmbys dhe kualifikohet në raundin tjetër


Belgjika ka arriur të mposhtë me përmbysje Danimarkën në “Parken Stadium”, duke u kualifikuar për në raundin e të 16-ve të Euro 2020.

Belgjika është kombëtarja e dytë që kualifikohet, pas Italisë. Belgët, ashtu si dhe italianët i kanë fituar të dy ndeshjet e para në grupe.

Danimarka tashmë duhet të shpresojë të mundë Rusinë dhe Belgjika Finlandën, në mënyrë që të ketë një shans kualifikimi ndërmjet vendeve të treta më të mira.

Danimarka dhe Belgjika bën një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë, Danimarka ishte dominuese, por ndryshe ishte pjesa e dytë, pasi u pa një Belgjikë ndryshe.

Yussuf Poulsen shënoi i pari, duke kaluar Danimarken në avantazh që në minutën e dytë. Zëvendësimet e bëra nga Belgjika në pjesën e dytë dhe hedhja në fushë e Kevin de Bruyne, sollën ndryshimet e mëdha te belgët.

Goli i barazimit edhi në minutën e 55-të. Romelu Lukaku u shkëput në krah, pasoi për te De Bryune, që ndodhej brenda zonës, mesfushori nxori të vetëm me portën e boshatisur, Thorgan Hazard-in, që se kishte të vështirë të shënonte.

Në minutën e 70-të erdhi dhe goli i përmbysjes nga De Bruyne. Eden Hazard-i, edhe ky i futur në fushë në pjesën e dytë të takimit, pasoi në hyrje të zonës për De Bruyne, i cili me një goditje nga distanca mposhti Kasper Schmeichel-in.

Belgjika tanimë e kualifikuar do të përballet me Finlandën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, më 21 qershor, ndërsa Danimarka do të ketë përballë Rusinë në po të njëjtën datë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore