Lajme

Belfast/ Sulmohet policia, Boris Johnson shpreh shqetësimin


Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka shprehur shqetësimin e thellë për skenat e dhunës në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, Belfast.

Policia u sulmua me bomba molotov. Një autobusi iu vu flaka ndërkaq gjatë një nate protestash në Belfast.

“Mënyra si duhet zgjidhur situara është nëpërmjet dialogut, jo dhunës dhe kriminalitetit”, tha Johnson-i.

Ngjarjet kanë ndodhur në zonën e lojalistëve të SHankill-it dhe nacionalistëve të Springfield-it.

Mbi 40 policë u dëmtuan në përleshje. Të plagosur të raportuar kanë qenë edhe adoleshentë 13-vjeçarë.

“Jam shumë i shqetësuar mbi dhunën në Irlandën e Veriut”, shkruan kryeministri britanik në Twitter. “Mbi të gjitha për sulmin e atyre që po mbrojnë bizneset dhe qytetarët”.

Raportimet pranë policisë tregojnë se një reporter është sulmuar gjithashtu. Situata shfaqet shqetësuese në Belfast.

Nga Policia Federale ndërkaq, thirrjet janë për qetësi. “Kjo situatë na e kthen shoqërinë tonë shumë vjet pas”, shkruhet në një deklaratë për median.

Sulmet i ka dënuar edhe Ministri i Partë irlandez, Arlene Foster. Ai i ka quajtur ato si “vrasje në tentativë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore