Lajme

BE-ja e quan jo demokrat, Serbia i jep medalje


Parlamentit Evropian me një “votë simbolike” ka dënuar përpjekjet e qeverisë së udhëhequr nga Viktor Orban për të minuar themelet e demokracisë në Hungari.

Por, kjo nuk e ndalon Serbinë ta nderojë kryeministrin hungarez me “Urdhrin e Meritave” të Serbisë, siç thuhet “për shërbimimin e tij të jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor ndërmjet Serbisë dhe Hungarisë”.

Orban, me ftesë të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të udhëtojë të premten e 16 shtatorit në një vizitë njëditore në Beograd, ku pas bisedes me shefin e shtetit serb do të nderohet.

Kështu ka bërë të ditur shefi për informim në qeverinë hungareze, Bertalan Havasi, transmeton mediumi hungarez ‘Blikk’.

Shumica e anëtarëve të Parlamentit Evropian dënuan përpjekjet e qeverisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban për të instaluar elemtente autokratike.

PE dënoi “përpjekjet e qëllimshme dhe sistematike të qeverisë hungareze” për të minuar vlerat evropiane dhe kërkoi rezultate në procesin sipas nenit 7 të Traktatit të BE-së.

Mungesa e veprimit vendimtar nga BE-ja ka kontribuar në shfaqjen e një “regjimi hibrid të autokracisë zgjedhore”, domethënë të një sistemi kushtetues në të cilin mbahen zgjedhjet, por nuk ka respekt për normat dhe standardet demokratike, thonë eurodeputetët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore