Lajme

Baze: Këshilltarët e Kurtit nga Tirana dëshirojnë ta fusin në luftë Kosovën me Perëndimin


Mero Baze

Gazetari dhe publicisti shqiptar, Mero Baze, përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, ka kritikuar qasjen e këshilltarëve politik të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të cilët në mënyrë të paprecedentë sulmuan kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, pasi ky i fundit në një konferencë për media, të enjten, bër të ditur se ua ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës, një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Arbër Zaimi, Elvis Hoxhaj dhe Hysamedin Feraj, sipas Bazes, janë tre këshilltarët e Kurtit nga Tirana të cilët paguhen nga Prishtina, e synojnë ta fusin në luftë Kosovën me Perëndimin.

“Albin Kurti ka tre këshilltarë nga Tirana që i paguan në Prishtinë, për të futur në luftë Kosovën me Perëndimin dhe ankohet nga Kryeministri i Shqipërisë që do ta mbaj Kosovën në aleancë me Perëndimin. Kaq e thjeshtë është”, ka shkruar Baze në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë të enjte, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se ua ka dorëzuar Gjermanisë dhe Francës, më saktë kancelarit Olaf Scholz dhe presidentit Emmanuel Macron, një draft-statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, drafti ky i cili është hartuar në bashkëpunim me disa prej ekspertëve më të mirë amerikanë dhe botërorë në këtë fushë.

Qëllimi i hartimit të këtij draft-statuti, sipas Ramës, ka të bëjë me faktin se Kosova dhe Serbia nuk e dëshirojnë Asociacionin dhe po bëjmë çmos ta shtyjnë në pafundësi, duke mbajtur të hapur krizën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore