Përballje

Bayern shkatërron Wolfsburg-un me një lojtar më pak


Ndeshja e fundit e së dielës në Bundesliga mes Wolfsburg-ut dhe Bayern Munich-ut përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 2:4.

Dueli ishte kryesisht i dominuar nga vendasit, të cilët kishin mundësi shënimi të shumta që nuk i shfrytëzuan siç duhet.

Goli i parë erdhi në minutën e nëntë, ku epërsinë Bayern-it ia dha Kingsley Coman.

Pas vetëm pesë minutash, Coman shënoi përsëri, i cili u asisitua nga transferimi më i ri i Bayern-it, Joao Cancelo.

Në minutën e 19-të, Thomas Muller shënoi për të trefishuar epërsinë e bavarezëve.

Kjo ishte një natë historike për Muller, pasi ai barazoi rekordin e Gerd Muller, për më së shumti paraqitje me Bayern Munich-un.

Më pas, pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 44-të, Kaminski shënoi për t’i dhënë një shpresë vendasve.

Në pjesën e dytë Joshua Kimmich u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, dhe u detyrua ta lë ekipin me një lojtarë më pak.

Në minutën e 73-të, Musiala i dha fund ksaj ndeshjeje, duke shënuar golin e katërt për bavarezët.

Për rezultatin përfundimtar, u përkujdes Svanberg i cili shënoi golin e dytë të Wolfsburg-ut.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore