Sport

Bayern hap bisedimet për Nagelsmann


Me Hansi Flick-un që me shumë mundësi do të largohet në fund të sezonit, Bayern Munich po kërkon zgjidhje për stolin.

Bavarezët po kalojnë një sezonë të dobët në krahasim me të kaluarin, dhe Hansi Flick ka vendosur që të mos vazhdojë në “Allianz Arena”.

Bayern ka mundësi që të fitojë vetëm Bundesliga-n, duke qenë e eliminuar edhe nga Champions-I dhe nga kupa.

Me Flick-un që do të marrë drejtimin e Gjermanisë pas EURO 2020, Bayern ka kthyer sytë nga Julian Nagelsmann.

Trajneri i Leipzig-ut është i prefuari për drejtuesit e Bayern, me 33 vjeçarin që shihet si njeriu që mund të udhëheq bavarezët drejt sukseseve të rradhës.

Para pak ditësh, Nagelsmann shprehi besnikërinë për Leipzig-un, duke thënë që nuk ka pasur asnjë kontakt me Bayern-in.

Por, The Independent raporton që kohëve të fundit bisedimet janë hapur mes drejtuesve të Bayern dhe agjentëve të trajnerit.

Të interesuar për shërbimet e Nagelsmann janë edhe Tottenham, që së fundmi shkarkuan Mourinho-n.

Kurse, për Bayern-in dy opsione tjera janë Jurgen Klopp dhe Joachim Low.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore